World

“Duke i evidentuar të rënët” Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka publikuar pamje të cilat ishin incizuar menjëherë pas masakrës së Rezallës. Sot është shënuar përvjetori i kësaj masakre të kryer nga Serbia e Millosheviqit. “Pamje menjëherë pas masakrës së Rezallës, në të cilën flet dhimbja por edhe e vërteta. Mes emrave të trupave të pajetë, me zë të rënduar, evidentonim një nga një të rënët, që të mos harrohen kurrë”.

“Krah meje qëndronin bashkëluftëtarët Malush Ahmeti, Ilaz Dërguti, Liman Musliu, Ahmet Zabeli, Jeset Lushtaku, Avni Zabeli, Zekë Zabeli e shumë të tjerë, të vendosur përballë regjimit kriminal serb dhe të betuar për lirinë e Kosovës. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në Facebook. /Gazeta Express 5 prilli shënon një nga datat më të dhimbshme të historisë së Kosovës. Në vitin 1999-të, u vranë 98 shqiptarë nga Rezalla e Skenderajt dhe fshatrave përreth, ku 44 prej tyre ishin tentuar t’i zhduknin. The post “Duke i evidentuar të rënët” Sami Lushtaku publikon pamje menjëherë pasi forcat serbe kishin kryer Maskrën e Rrezallës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More