World

“Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshëm dhe ta lirojë menjëherë klientin e tij, në versionin e dosjes përfundimtare gjyqësore, të dorëzuar fillimisht si konfidenciale më 19 janar 2026. Së fundmi, më 27 mars, mbrojtja e Thaçit e dorëzoi versionin e redaktuar publik të dosjes gjyqësore përfundimtare, që është publikuar edhe nga gjykata.

Në konkluzionin e kësaj dosjeje, Misetic shkruan: Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë THAÇI-n të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm. Misetic shkruan se rezultati i vetëm i drejtë i këtij gjykimi është shpallja e pafajësisë së THAÇI-t për të gjitha pikat e aktakuzës. Nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos të shqyrtojë çështjen e dënimit, THAÇI-t duhet t’i jepet lehtësim dënimi, thuhet në dokument. Avokati i Thaçit argumenton se dënimi maksimal i mundshëm është 15 vjet. Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të lidhura nga Kushtetuta. Neni 33(2) i Kushtetutës përcakton: “Asnjë dënim për një vepër penale nuk duhet të tejkalojë dënimin e paraparë me ligj në kohën kur është kryer vepra penale.” Neni 33(4) përcakton: “Dënimet shqiptohen në përputhje me ligjin në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale, përveç nëse dënimet në një ligj të mëvonshëm të zbatueshëm janë më të favorshme për kryerësin.” Është e panevojshme të thuhet se, në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999, thuhet në dosjen përfundimtare gjyqësore të dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit. Në rastin e Sali Mustafës, mbrojtja e Thaçit thotë se Trupi Gjykues i Apelit, i cili sugjeroi se Gjykata Speciale ka të drejtë të shqiptojë dënim më të madh sesa ai i paraparë nga e drejta vendore, është qartazi gabim. Asgjë në Ligj nuk mund të mbizotërojë mbi ndonjë dispozitë kushtetuese që bie në kundërshtim me të. Thënë thjesht, Kuvendi i Kosovës nuk kishte autoritet ligjor për ta miratuar Ligjin, apo çfarëdo ligji tjetër, që është jokushtetues, thuhet në dokument. Avokati i Thaçit, thotë në dosjen përfundimtare gjyqësore se Gjykata Speciale është e ndaluar në mënyrë kushtetuese të shqiptojë një dënim më të madh se 15 vjet, edhe për krimet e së drejtës zakonore. Së paku, Trupi Gjykues është i detyruar të marrë parasysh diapazonin e dënimeve në fuqi në kohën përkatëse dhe çdo diapazon tjetër më të mëvonshëm më të butë për veprën, të parashikuar nga ligjet e Kosovës, gjatë përcaktimit të dënimit që duhet t’i shqiptohet një personi të shpallur fajtor për një krim sipas së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 44(2), thuhet në dokument. Kjo, thotë mbrojtja e Thaçit, përfshin Kodin Penal të ish-Jugosllavisë. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues duhet të marrë parasysh diapazonin e dënimit të zbatueshëm në kohën e kryerjes, prej 5 deri në 15 vjet,2240 i cili gjithashtu përbën diapazonin më të butë të dënimit në krahasim me versionet e mëvonshme të Kodit Penal të Kosovës. Trupi Gjykues duhet gjithashtu të marrë parasysh jurisprudencën e Kosovës bashkëkohore me veprën ose që lidhet me të njëjtën vepër dhe konflikt të armatosur, gjatë përcaktimit të dënimit të tij, thuhet ndër tjerash në këtë dokument. Misetic i kërkon Trupit Gjykues që të marrë në konsideratë disa faktorë lehtësues. Aty, ai thekson ndër tjerash se nuk do të kishte Dhoma të Specializuara të Kosovës, dhe as Zyrë të Prokurorit të Specializuar, po të mos ishin përpjekjet e THAÇI-t. Avokati përmend edhe dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020 dhe dorëzimin e tij vullnetar në Gjykatën Speciale. Së treti, edhe gjatë kohës sa ishte Kreu i Shtetit, THAÇI dha intervista të plota për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në disa raste, duke dëshmuar bashkëpunim të mëtejshëm me Dhomat e Specializuara të Kosovës, thuhet në dokument. Së katërti, Trupi Gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se THAÇI ka bërë deklarata të shumta në favor të bashkëjetesës paqësore të popujve dhe duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999, për çka ai ka marrë vlerësim nga shumë dëshmitarë në këtë gjykim. HILL dëshmoi se THAÇI nuk ishte lloji i personit që do të kryente dhunë ndaj të tjerëve,2250 ndërsa COVEY dëshmoi në mënyrë të ngjashme, thuhet tutje në dosjen përfundimtare të mbrojtjes. Avokati thekson gjithashtu, ndër tjerash, se Thaçit iu lejua lirimi i përkohshëm katër herë dhe në çdo rast respektoi urdhrat e Trupit Gjykues dhe shfaqi sjellje shembullore. The post “Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More