World

Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa, i është bashkuar kastit të filmit të ri “Peaked”, xhirimet e të cilit pritet të fillojnë muajin tjetër. Projekti i ri i A24 sjell regjinë e Molly Gordon, e cila gjithashtu ka bashkë-shkruar skenarin me Ali Levitan. Filmi fokusohet te dy gra që, gjatë viteve të shkollës, kishin fituar një reputacion negativ mes shoqeve të klasës dhe tani përpiqen të ringjallin periudhën e tyre të popullaritetit në një ribashkim dhjetë vjet pas diplomimit.

Në kastin e aktorëve përfshihen Emma Mackie, Connor Story, Gabby Windey, Laura Dern, Simone Ashley, Levon Hawke, Amy Sedaris, Alex Konsani dhe Emile Wakeim, ndërsa A24 po financon dhe bashkëprodhon projektin. Levitan do të shërbejë si producent ekzekutiv, bashkë me Gordon, David Hinojosa dhe Zach Nutman. Dua Lipa joins the cast of A24’s ‘PEAKED,’ a new comedy film directed by Molly Gordon. pic.twitter.com/4TdDiFJSmA — Film Updates (@FilmUpdates) March 26, 2026 Përveç suksesit të saj në muzikë, ku ka fituar tre çmime Grammy dhe shtatë Brit Awards, Dua Lipa ka bërë hapa të dukshëm edhe në kinematografi. Ajo u shfaq në filmin “Barbie” dhe një vit më vonë në “Argylle”, përkrah Henry Cavill. Me këtë projekt, ylli i pop-it shkon drejt konsolidimit të karrierës së saj edhe në Hollywwod. The post Dua Lipa tregon talentin edhe si aktore, Ylli i pop-it pjesë e projektit të ri appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More