Drita fiton ndaj Malishevës, baraz mes Drenicës e Prishtinës
April 5, 2026
Gazeta Express
Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll. Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Malishevës, duke vazhdar të mbajë primatin në renditjen tabelare. “Intelektualët” prijnë me 51 pikë, tri më shumë se Ballkani i vendit të dytë. Në anën tjetër, Malisheva mbetet në vendin e pestë me 40 pikë gjithsej.
Pa fitore u mbyll dueli mes Drenicës dhe Prishtinës. Ndeshja pati plot gola, por jo edhe fitues, teksa rezultati në fushë ishte 2:2. Me këtë barazim, Prishtina tani ka 42 pikë në vendin e tretë, ndërkohë Drenica ështtë e parafundit me 29 pikë. The post Drita fiton ndaj Malishevës, baraz mes Drenicës e Prishtinës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.