Digjet një shtëpi në Gjakovë, i dyshuar përfundon në pranga
March 29, 2026
Gazeta Express
Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në mesditë në Gjakovë, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Sipas Policisë, ende nuk dihet rrethanat që kanë shkaktuar zjarrin, derisa në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin. Si pasojë e incidentit, një person ka pësuar lëndime nga zjarri dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Pas trajtimit, i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet për të sqaruar rrethanat e zjarrit janë duke vazhduar. The post Digjet një shtëpi në Gjakovë, i dyshuar përfundon në pranga appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.