World

Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ditë më parë, gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Valon Aliun me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Cokli. Lidhur me këtë ka reaguar OSBE, duke thënë se, edhe pse aktgjykimi s’është përfundimtare meqë mbetet subjekt i ankesës, ai përfaqëson një moment të rëndësishëm për llogaridhënie. ‘‘Në të njëjtën kohë, rasti thekson rëndësinë e vazhdueshme të reagimeve efektive institucionale ndaj të gjitha formave të dhunës ndaj grave dhe mbrojtjes së grave në rrezik’’, thuhet në reagimin e OSBE’së.

Tutje, nga misioni shtohet edhe se, ata do vazhdojnë të monitorojnë nga afër zhvillimet, përfshirë nxjerrjen e aktgjykimit të shkruar, në përputhje me mandatin e tij për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të promovuar llogaridhënien. The post Dënimi i Valon Aliut për vrasjen e Erona Coklit, OSBE: Moment i rëndësishëm i llogaridhënies appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More