Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë, Osmani nuk ka reaguar asnjëherë, i ka shërbyer Kurtit
April 8, 2026
Gazeta Express
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Vjosa Osmani, gjatë mandatit të saj ‘’i ka shërbyer’’ kryeministrit Albin Kurtit. Deputetja e PDK’së ka thënë se Osmani s’ka reaguar as kur janë sulmuar mediat, as kur është shkel Kushtetuta e as kur çmimet e energjisë kanë qenë të larta. ‘’Është e vërtetë që zonja Osmani ka shërbyer në plotni në përpikëri Kurtit edhe atëherë kur mediat janë sulmuar, edhe atëherë kur mediat janë quajtur ndërmarrje kriminale, edhe atëherë kur çmimet e rrymës kanë qenë të larta, kur Kushtetuta është shkel me dhjetëra herë.
Ne tek në ditën e fundit disa orë para përmbylljes së mandatit të saj e kemi dëgju Osmanin që në Kosovë është shkel Kushtetuta disa herë’’, ka thënë Deliu mes tjerash. /GazetaExpress The post Deliu: Kushtetuta është shkelur dhjetëra herë, Osmani nuk ka reaguar asnjëherë, i ka shërbyer Kurtit appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.