Advertisement
World

Del Piero e ‘godet’ reformën tek Italia: Po mendojmë për ta shpëtuar vetëm vetën, kjo duhet ndryshuar

April 3, 2026
Gazeta Express
Scroll

Alessandro Del Piero ka dhënë një nga vlerësimet më të hapura për krizën e futbollit italian që nga eliminimi në “play-offin” e Kupës së Botës, duke kërkuar një qasje të sinqertë me përulësi dhe reforma strukturore, në vend të fajësimit të të tjerëve dhe ruajtjes së interesave personale që ka karakterizuar reagimin e atyre në pushtet. Duke folur në “Sky Calcio Unplugged”, legjenda nuk kursye fjalët për seriozitetin e mungesës së tretë radhazi në Botëror.

“E para më 2018 ishte një tronditje, e dyta dukej si një makth; e treta po fillon të bëhet e turpshme për t’u justifikuar,” tha ai. “Ne ishim një fuqi e madhe dhe të gjendemi këtu për herë të tretë është e pabesueshme.” Del Piero theksoi se dështimi nuk mund t’i vihet faj një individi të vetëm, duke insisituar se problemet shkojnë shumë më thellë se koha e shkurtër e Gennaro Gattusos si trajner apo presidenca e Gabriele Gravinas. “Ka shumë situata komplekse që janë përplasur për të prodhuar këtë rezultat,” tha ai. “Prapa gjithë kësaj ka shumë më tepër.” Receta e tij për rikuperim ishte po aq e qartë, duke u fokusuar direkt tek kultura e interesit personal që, sipas tij, po pengon futbollin në Itali. “Ne themelimisht mendojmë vetëm për të shpëtuar veten. Kjo duhet të ndryshojë.” 51-vjeçari mori frymëzim nga momentet e mëparshme të krizës sportive të Italisë, duke argumentuar se vështirësitë historikisht kanë nxjerrë në pah karakterin më të mirë kombëtar. “Në momentet tona më të mëdha të krizës sportive, 1982, 2006, arritëm të gjenim energji, kreativitet, dëshirë dhe zgjidhje,” tha ai. “Edhe sot, kur dukemi larg atyre zgjidhjeve.” Në rrugën e rindërtimit, Del Piero identifikoi një problem thelbësor kulturor në mënyrën se si zhvillohen lojtarët e rinj. “Ne i themi të rinjve shumë se çfarë të bëjnë, dhe kjo vret kreativitetin e tyre,” tha ai. “Ata bëhen të mirë në ekzekutimin e udhëzimeve, por momentin që dalin jashtë atij sistemi bëjnë gabime dhe konsiderohen lojtarë të dobët. Kjo nuk është e vërteta; problemi është që u është mësuar vetëm një gjë.” Mesazhi i tij përfundimtar për Italinë ishte i prerë. “Duhen lënë mënjanë krenaria. Ajo që nevojitet tani është përulësi, gatishmëri për të filluar nga e para, për të studiuar dhe analizuar kush po bën gjërat mirë. Ne nuk jemi më ata që mendojmë se jemi”./GazetaExpress/ The post Del Piero e ‘godet’ reformën tek Italia: Po mendojmë për ta shpëtuar vetëm vetën, kjo duhet ndryshuar appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More