Advertisement
World

Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT) ka njoftuar se si rezultat i daljes jashtë funksionit të transformatorit TR3 në NS Ferizaj 1, janë shkaktuar ndërprerje dhe reduktime në furnizimin me energji elektrike në zonën e Ferizajt Me qëllim të adresimit të situatës, KOSTT tha se ka ndërmarrë “veprime të menjëhershme”, duke iniciuar procedurat për zhvendosjen e transformatorit TR1 110/10 kV nga NS Skenderaj në NS Ferizaj 1, si dhe duke realizuar vlerësimin teknik dhe përgatitjen e tij për operim.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të ndërmerren me prioritet hapat e mëtejmë për stabilizimin e sistemit elektroenergjetik, ndërkohë që po bëhen përpjekje maksimale për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit në normalitet. KOSTT mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me KEDS për menaxhimin sa më efikas të situatës dhe minimizimin e ndikimeve. Falënderojmë qytetarët e kësaj zone për mirëkuptim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm!”, thuhet në njoftim./Express/ The post Del jashtë funksionit një transformator, zona e Ferizajt mbetet pa rrymë, KOSTT thotë se punojnë për ta kthyer appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More