De Gea: Çdo pritje e imja i dedikohet babait tim në spital
April 4, 2026
Gazeta Express
Mbijetesa e Fiorentinës lidhet ngushtë me formën e David de Geas, portierit spanjoll ish-lojtar i Manchester Unitedit, i cili në një sezon shumë të vështirë për “Violan” ka mbajtur skuadrën në lojë në muajt e fundit të kampionatit. Edhe në ndeshjen jashtë fushe ndaj Hellas Verona, një përballje direkte për mbijetesë, 35-vjeçari bëri disa pritje vendimtare që ndikuan në rezultatin final.
Fiorentina fitoi 1-0 falë golit të Nicolò Fagioli rreth dhjetë minuta para fundit. Ndeshja përfundoi me nga një karton të kuq për secilën skuadër: Tomáš Suslov për vendasit dhe Albert Guðmundsson për mysafirët. I shpallur lojtari i ndeshjes, De Gea dha një mesazh emocional pas takimit për “DAZN”. “Të gjitha pritjet e mia ia dedikoj babait tim, i cili ndodhet në spital. Nuk luajtëm ndeshjen tonë më të mirë të sezonit, por ndonjëherë kemi marrë më pak seç kemi merituar, ndërsa sot ndodhi e kundërta; ky është futbolli”. Ai shtoi se skuadra është ende e fokusuar te mbijetesa. “Sot ishim të përqendruar te kjo ndeshje sepse ende nuk kemi arritur asgjë në luftën për mbijetesë. Pastaj është edhe Europa, që na jep motivim të ri: Crystal Palace është një ekip që, si të gjitha skuadrat e Premierligës, sulmon shumë dhe luan në një fushë të vogël; janë të fortë, por ne do të përpiqemi të japim më të mirën”, e mbylli ai./GazetaExpress/ The post De Gea: Çdo pritje e imja i dedikohet babait tim në spital appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.