Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, e ka kritikuar ashpër ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Shkëlzen Gashi, i cili në këtë javë ka hapur një ekspozitë në shesh të Prishtinë me huqje të mëdha për masakrat serbe në Kosovës. Haradinaj ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Gashi e ofendon UÇK-në, ndërsa tha se një gjë të tillë e ka bërë vazhdimisht përmes mekanizmave shtetërore të udhëhequr nga VV-ja. “Mirënjohje për Astrit Gjocin, edhe pse ky turp është vështirë të mbulohet. Ekspozitat e tilla, me vetëdije, kanë për qëllim amnistimin e krimeve makabre të shtetit gjenocidal serb në Kosovë. Nuk është hera e parë që ky autor, përmes mekanizmave shtetërorë të udhëhequr nga partia në pushtet, ofendon UÇK-në, e tash fyen edhe viktimat e lufës. Këto veprime janë të papranueshme, janë një fyerje e rëndë për kujtesën kolektive dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. Tutje sipas tij shtrembërimi i tillë i fakteve nuk është asgjë tjetër më pak sesa agjendë e Serbisë. The post Daut Haradinaj: Shkëlzen Gashi përmes mekanizmave të partisë në pushtet ofendoi UÇK’në, tash edhe viktimat e luftës appeared first on Gazeta Express.

March 28, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left