Daut Haradinaj qytetarit që e quajti Ramushin “vrasës të pasluftës, hajn e haraqgji”: Do të përballesh me drejtësinë
April 3, 2026
Gazeta Express
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ pasi një person me emrin Daut Hetemi ka komentuar në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi duke iu referuar Ramush Haradinajt si “vrasës i pasluftës e haraqegji”. Daut Haradinaj ka thënë se autori i komentit bashkë me ata që përhapin shpifje të tilla do të përballet me drejtësinë në mënyrë të pakompromis.
“Ky koment është një shpifje e ulët e bërë nga një individ në një postim të mbrëmshëm të Adriatik Kelmendit për Ramush Haradinajn. Autori i këtij komenti, së bashku me të gjithë ata që përhapin shpifje të tilla, do të mbajnë përgjegjësi dhe do të përballen pa kompromis me drejtësinë”, ka thënë Haradinaj. The post Daut Haradinaj qytetarit që e quajti Ramushin “vrasës të pasluftës, hajn e haraqgji”: Do të përballesh me drejtësinë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.