0
Dardanet U19 e nisin me fitore bindëse ndaj Moldavisë
April 12, 2026
Gazeta Express
Kombëtarja e Kosovës U19 në konkurrencën e vajzave e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fushatën në Ligën B për kualifikimet e Kampionatit Evropian, duke shënuar fitore bindëse ndaj Moldavisë, me rezultat të thellë 6:0. Vajzat dardane dominuan plotësisht ndeshjen që nga fillimi, duke treguar organizim të lartë, efikasitet në sulm dhe siguri në fazën mbrojtëse.
Serinë e golave e hapi Mirjeta Januzi në minutën e 14-të, për të vazhduar më pas me golin e Anisa Mehës në minutën e 31-të, që vulosi epërsinë e dyfishtë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Kosova rriti ritmin dhe konkretizoi dominimin në rezultat. Anisa Meha realizoi golin e saj të dytë personal në minutën e 60-të, ndërsa më pas edhe Mirjeta Januzi kompletoi dygolshin në minutën e 78-të. Në minutat e fundit, epërsia u thellua edhe më tej, me Leonesa Lecaj që shënoi në minutën e 86-të dhe Adela Sinani që vendosi rezultatin përfundimtar 6:0 në minutën e 88-të. Ndeshjen e radhës, Kosova U19 do ta zhvillojë më 15 prill kundër Lituanisë, derisa përballjen e fundit në grup do ta luajë më 18 prill ndaj Ishujve Faroe. The post Dardanet U19 e nisin me fitore bindëse ndaj Moldavisë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.