Cancelo për kontratën me Barcelonën: E kam kokën e fortë, kjo e bën diferencën
April 7, 2026
Gazeta Express
João Cancelo i ka treguar për momentet para rikthimit të tij te Barcelona, duke e pranuar se nuk ka qenë një vendim i lehtë për t’u marrë. Mbrojtësi portugez ka shpjeguar se në ditët e fundit para nënshkrimit të kontratës i ka pasur disa dyshime, por në fund ka vendosur ta ndjekë bindjen e tij dhe dëshirën për t’u rikthyer në Kataluni, shkruan “Gazeta Express”.
“E kam kokën mjaft të fortë dhe kjo është ajo që e bën diferencën”, deklaroi ish-futbollisti i Manchester Cityt, duke e theksuar karakterin dhe personalitetin që e kanë ndihmuar ta marrë vendimin përfundimtar. Cancelo shtoi se rruga e tij nuk ka qenë e thjeshtë, sidomos duke e marrë parasysh situatën kontraktuale dhe opsionet e tjera që i kishte në tavolinë, por dëshira për Barcelonën ka qenë vendimtare. Ai ka nënvizuar gjithashtu se në futboll është e rëndësishme të besosh në veten tënde dhe në zgjedhjet që i bën, duke e konsideruar këtë si çelësin që e ka çuar drejt këtij hapi në karrierë. Ai e konfirmoi edhe një herë lidhjen e fortë me klubin “Blaugrana” dhe dëshirën për të qenë pjesë e projektit, pavarësisht vështirësive që mund ta kenë shoqëruar transferimin. /Gazeta Express The post Cancelo për kontratën me Barcelonën: E kam kokën e fortë, kjo e bën diferencën appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.