Advertisement
World

Çalhanoğlu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë, jam krenar që e bëmë vendin tonë të lumtur

April 1, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ylli i Kombëtares turke, Hakan Çalhanoğlu është ankuar në fishekzjarrët që u lëshuan një natë para lojës me Kosovën në afërsi të hotelit ku ishin vendosur turqit. Ideja e tifozëve kosovarë ishte që t’i linin turqit pa gjumë dhe të lodhur para përballjes me ekipin Dardan të nesërmen (mbrëmë), shkruan “Gazeta Express”. E futbollisti i Interit e përmendi këtë fakt mbrëmë pas ndeshjes me Kosovën, ndërsa e shprehu edhe gëzimin e lumturinë që e realizoi ëndrrën e tij – kualifikimin në Kampionat Botëror.

“Para ndeshjes nuk na lanë të flemë gjatë natës. Shikuam nga dritarja për ta parë se çfarë po ndodhte. Megjithatë, e dinim që mund të bënin gjëra të tilla. Nuk ishte udhëtim i lehtë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që e kemi bërë vendin tonë të lumtur. Pjesëmarrja në Botëror ishte ëndërr e imja që nga fëmijëria”, u shpreh futbollisti turk. /Gazeta Express The post Çalhanoğlu: Në Kosovë nuk na lanë të flemë, jam krenar që e bëmë vendin tonë të lumtur appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More