0
World

Bylbyl Sokoli drejt Malishevës

April 12, 2026
Gazeta Express
Scroll

KF Malisheva ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Elon Berisha, pas humbjes 2-1 ndaj Prishtina e Re. Vendimi vjen në një moment delikat për skuadrën, e cila synon të reagojë shpejt pas rezultateve jo të kënaqshme në javët e fundit. Sipas burimeve të Gazeta Express, drejtuesit e klubit tashmë kanë nisur lëvizjet për të gjetur zëvendësuesin e Berishës.

Në mesin e emrave të përfolur është Bylbyl Sokoli që së fundmi ka drejtuar KF Drenica dhe më herët ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në futbollin kosovar. Zyrtarizimi i trajnerit të ri pritet të ndodhë në ditët në vijim, ndërsa Malisheva synon të stabilizojë ekipin dhe të rikthehet te rezultatet pozitive sa më shpejt. /GazetaExpress/ The post Bylbyl Sokoli drejt Malishevës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More