Bundesliga i renditë pesë momentet më të mira të Fisnik Asllanit këtë edicion
April 3, 2026
Gazeta Express
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës dhe Hoffenheimit, Fisnik Asllani është një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga këtë sezon. Ylli dardan ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime për Hoffenheimin, në një sezon mjaft të mirë për bardhekaltërit. Pas këtij edicioni të suksesshëm në elitën e futbollit gjerman, faqja zyrtare e Bundesligës ka ndarë pesë momentet më të mira të Asllanit në këtë garë.
Në vendin e pestë është goli i tij i bukur me kokë ndaj Union Berlinit, teksa vendi i katërt e zë asistimin e tij magjik ndaj Heidenheimit. Vendi i tretë në listën e Bundesligës për Asllanin, është goli i tij me kokë pa shikuar nga porta, ndaj Freiburgut. Momenti i tij i dytë më i mirë këtë edicion në Bundesliga është asistimi ndaj Bayern Munichut, të cilin e bën pasi e ndaloi topin në mënyrë maestrale, e pastaj ia asistoi bashkëlojtarit të tij për të shënuar. Momenti më i mirë i Asllanit këtë edicion, sipas Bundesligës është goli i tij ndaj Heidenheimit, portën e të cilit e mbron Diant Ramaj, me prejardhje nga Kosova, por që luan për Gjermaninë. @bundesliga What a player he already is bundesliga fussball TSGHoffenheim FisnikAsllani ESTA NOCHE (Slowed) - TRXVELER WHALEMANE 23-vjeçari Asllani dhe Hoffenheimi rikthehen në aksion nesër, e shtunë, ndaj Mainzit, me fillim nga ora 15:30./GazetaExpress/ The post Bundesliga i renditë pesë momentet më të mira të Fisnik Asllanit këtë edicion appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.