0
Brikena bën reagimin e parë pas eleminimit nga BBVIP
April 12, 2026
Gazeta Express
Dalja e Brikenës nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, vetëm një hap larg finales së madhe, ka qenë një nga momentet më të komentuara të këtij edicioni. Pasi humbi “biletën” e fundit në një përballje të fortë “kokë më kokë” me Rogertin nga votat e publikut, ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë. Në një deklaratë të publikuar së fundmi, Brikena nuk e ka fshehur zhgënjimin e saj për rezultatin.
Ajo e ka “thumbuar” hapur Rogertin për fjalorin dhe sjelljen e tij brenda shtëpisë, duke theksuar se nuk e meritonte të shkonte në finale para saj, ndonëse e ka pranuar verdiktin e ndjekësve. “Më vjen keq që shkon Rogerti para meje, sepse ka ofenduar shumë. Por vendos publiku,” – është shprehur ajo. Ndërkohë rrjeti po zjen nëpër komente se si Rogerti arriti të kalojë në finale ndërkohë që ata e kanë dashur gjithnjë jashtë shtëpisë dhe se sondazhet e bëra nëpër rrjetet sociale e kanë shpallur gjithnjë humbës./ oranews The post Brikena bën reagimin e parë pas eleminimit nga BBVIP appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.