0
World

Bllokohet sërish Ngushtica e Hormuzit

April 13, 2026
Gazeta Express
Scroll

Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është bllokuar sërish, pasi Donald Trump shpalli bllokadë detare ndaj Iranit, pas dështimit të negociatave. Sipas Lloyd’s List, trafiku kishte vazhduar të dielën, por më i ulët se zakonisht. Të shtunën pati pak më shumë lëvizje të cisternave, pasi kompanitë tentuan të largonin anijet nga Gjiri Persik gjatë një armëpushimi të përkohshëm.

Ngushtica e Hormuzit është shumë e rëndësishme për transportin e naftës, ndaj bllokimi i saj mund të ndikojë menjëherë në tregjet botërore, transmeton albinfo.ch. Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një bllokadë që ua pamundëson anijeve hyrjen dhe daljen prej porteve iraniane. Duke e bërë të ditur lajmin për bllokadë, Komanda Qendrore e SHBA-së, e cila është përgjegjëse për të gjitha forcat ushtarake amerikane në Lindje të Mesme, ka thënë se bllokada do të vlejë ndaj anijeve të të gjitha shteteve “pa asnjë dallim”, dhe kështu ato nuk do të mund të hyjnë dhe as të dalin prej porteve iraniane dhe brigjeve detare në “Gjirin Arab” – të njohur edhe si Gjiri Persik – si dhe Gjirin e Omanit. The post Bllokohet sërish Ngushtica e Hormuzit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More