Advertisement
World

Bëri “bismilah” para se ta gjuante penalltinë, Ronaldos “i dhezi” lutja

April 3, 2026
Gazeta Express
Scroll

Cristiano Ronaldo u rikthye me dy gola në fitoren e Al-Nassrit ndaj Al-Najma, gjatë ditës së premte. Superylli portugez kontribuoi me dy gola në fitoren 5-2 të Al-Nassrit, për të zgjeruar epërsinë në krye të tabelës në gjashtë pikë - përkohësisht. Por, ajo çka mori vëmendje nga nata e Ronaldos sonte, ishte diçka tjetër e jo golat e tij. Bëhet fjalë për momentin kur ai tha “Bismilah” para se të shënonte gol nga penalltia.

Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 56-të, për 3-2. Cristiano Ronaldo: Bismillah. pic.twitter.com/D45FnM28qm — FutbolArena (@futbolarena) April 3, 2026 Në minutën e 73-të shënoi golin e dytë personal, për rezultatin prej 4-2. Sadio Mane e mbylli takimin për 5-2, teksa senegalezi kishte shënuar edhe në minutën e 45+9’ në pjesën e parë, për 2-1. Një minutë më herët kishte shënuar Abdullah Al Hamdan për 1-1. Cristiano Ronaldo sonte arriti shifrën prej 967 golave në karrierë, duke shkuar sigurt drejt shifrës prej 1000 golave./GazetaExpress/ The post Bëri “bismilah” para se ta gjuante penalltinë, Ronaldos “i dhezi” lutja appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More