Advertisement
World

Behrami: Prokuroria e Gjykata e Hagës janë bërë një, shqetësuese që po pranohen prova pas fjalës përfundimtare

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka thënë se Prokuroria e Hagës dhe Gjykata janë në të njëjtën anë dhe se shtyrja e verdiktit për krerët e UÇK-së është “skandaloze dhe e rrezikshme”. “E kam parë me shumë shqetësim pranimin e provave të reja edhe pas përfundimit të fjalës përfundimtare.

Është precedent i rrezikshëm. Aty s’ka ndarje mes prokurorisë dhe trupit gjykues, por ata janë në të njëjtën anë. Kjo ka për qëllim shtyrjen e verdiktit që do të duhej të ndodhte brenda tre mujorit të parë”, ka thënë deputeti Behrami. The post Behrami: Prokuroria e Gjykata e Hagës janë bërë një, shqetësuese që po pranohen prova pas fjalës përfundimtare appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More