Behramaj: Prokuroria e Gjykata e Hagës janë bërë një, shqetësuese që po pranohen prova pas fjalës përfundimtare
April 4, 2026
Gazeta Express
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, në një mbledhje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka thënë se Prokuroria e Hagës dhe Gjykata janë në të njëjtën anë dhe se shtyrja e verdiktit për krerët e UÇK-së është “skandaloze dhe e rrezikshme”. “E kam parë me shumë shqetësim pranimin e provave të reja edhe pas përfundimit të fjalës përfundimtare.
Është precedent i rrezikshëm. Aty s’ka ndarje mes prokurorisë dhe trupit gjykues, por ata janë në të njëjtën anë. Kjo ka për qëllim shtyrjen e verdiktit që do të duhej të ndodhte brenda tre mujorit të parë”, ka thënë deputeti Behramaj. The post Behramaj: Prokuroria e Gjykata e Hagës janë bërë një, shqetësuese që po pranohen prova pas fjalës përfundimtare appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.