World

Bayerni e gjen pasardhësin e Neuerit, por i ka rivalë klubet e Premierligës

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Bayern Munich ka nisur tashmë të mendojë për të ardhmen në portë. Sipas asaj që raporton portali “4-4-2.com”, klubi bavarez e ka vënë në shënjestër Gregor Kobel, portierin titullar të Borussia Dortmund dhe të përfaqësueses së Zvicrës, si pasues të mundshëm të Manuel Neuer, përcjell “Gazeta Express”. Portieri 28-vjeçar është futur në radarët e Bayernit, por bavarezët nuk janë të vetëm në këtë garë: edhe Chelsea dhe Newcastle United po e ndjekin me shumë vëmendje situatën e gardianit zviceran.

Kobel iu bashkua Borussia Dortmundit në vitin 2021 dhe gjatë këtyre viteve është konfirmuar si një nga portierët më të besueshëm në Bundesligë dhe në skenën evropiane. Në sezonin aktual ai i ka regjistruar 41 paraqitje me fanellën Verdhezi, prej të cilave 16 janë mbyllur pa pësuar gol. Kontrata e tij me Borussia Dortmund është e vlefshme deri në vitin 2028. Manuel Neuer konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në histori të futbollit, prandaj zëvendësimi i tij në “Allianz Arena” do të jetë mjaft i vështirë. /Gazeta Express The post Bayerni e gjen pasardhësin e Neuerit, por i ka rivalë klubet e Premierligës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More