World

Bashkëshortja e Valverdes reagon pas kartonit të kuq të anuluar të Barçës, ja çka thotë ajo

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Bashkëshortja e yllit të Real Madrid, Federico Valverde, ka reaguar ashpër ndaj nivelit të arbitrimit në La Liga. Kjo erdhi pasi Barcelona përfitoi nga një vendim i rëndësishëm në ndeshjen ndaj Atletico Madrid. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick fitoi 2-1 në kryeqytetin spanjoll, duke e çuar diferencën në krye të tabelës në shtatë pikë. Një nga momentet më të diskutuara të ndeshjes ishte ndërhyrja e Gerard Martin, e cila fillimisht u ndëshkua me karton të kuq, por më pas u zbut në karton të verdhë pas rishikimit nga VAR.

Kjo shkaktoi reagime të shumta nga tifozët e Real Madrid, të cilët insistuan se lojtari duhej të përjashtohej nga loja. Mes kritikëve ishte edhe Mina Bonino, partnerja e Valverdes, e cila reagoi në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo publikoi një imazh të ndërhyrjes së Martinit, të shoqëruar me mbishkrimin: “Nëse kjo nuk është karton i kuq, duhet mbyllur stadiumi”. Barcelona fitoi 2-1 mbrëmë, duke shkuar në +7 në krye të tabelës ndaj Real Madridit./GazetaExpress/ The post Bashkëshortja e Valverdes reagon pas kartonit të kuq të anuluar të Barçës, ja çka thotë ajo appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More