World

Azemi: KEDS dhe Ministria po i fshehin provat për njehsorët elektrikë

April 10, 2026
Gazeta Express
Scroll

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, e ka akuzuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me KEDS-in se po i fshehin provat lidhur me skandalin e njehsorëve elektrikë. Azemi ka thënë se KEDS-i bashkë me ministrinë kanë dalë në terren dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht energjinë elektrike. Ai më tej ka thënë se me këto veprime, ata po kryejnë vepër penale.

“KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, kanë dalë në terren me shpejtësi dhe i kanë hequr njehsorët që kanë matur gabimisht, ato prova i kanë dërguar diku ku ne nuk e dimë, në disa njoftime që unë i kam parë të lëshuara në fatura nga KESCO, iu është ndërruar njehsori, shkruan që njehsorin e kanë marrë për ta verifikuar dhe më pas tregojnë nëse u kanë borxh ose jo. Unë fshehjen e gjurmës e njoh si vepër penale. Prandaj, kjo është një prej gjërave që duhet ta ndalin menjëherë këtë fshehje”, ka thënë Azemi në Interaktiv të KTV. The post Azemi: KEDS dhe Ministria po i fshehin provat për njehsorët elektrikë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More