Arsenali i rekordeve: 38 fitore këtë sezon, afër arritjes legjendare
April 8, 2026
Gazeta Express
Arsenali po vazhdon ta shkruajë historinë. Skuadra londineze e ka arritur një shifër mbresëlënëse prej 38 fitoresh sezonale, një rekord që nuk ishte parë që nga sezoni 2001-2002. Në atë kohë, Thierry Henry me shokë e kishin mbyllur sezonin me 39 fitore, shkruan “Gazeta Express”. Një ecuri e jashtëzakonshme për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta, që po dominon në të gjitha kompeticionet dhe po e konfirmon rritjen e vazhdueshme të viteve të fundit.
Ekipi londinez e ka arritur këtë shifër pas fitoreve në Ligën e Kampionëve, në Premierligë, në FA Cup dhe në Carabao Cup. Për ta gjetur një Arsenal kaq fitues duhet të kthehemi pikërisht në sezonin 2001-2002, kur skuadra e udhëhequr nga Arsène Wenger arriti ta fitojë titullin kampion në Angli dhe FA Cup, duke realizuar “dyshen” historike të trofeve. Numra që e konfirmojnë një cikël të ri të suksesshëm për “Topçinjtë”, të cilët tashmë synojnë të mbyllin sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të shtojnë trofe në vitrinat e klubit. Me këtë ritëm, “Gunners” janë afër rekordit absolut të klubit: 41 fitore të regjistruara në sezonin 1970/71. /Gazeta Express The post Arsenali i rekordeve: 38 fitore këtë sezon, afër arritjes legjendare appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.