Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar një person i dënuar për pastrim të parave. Në njoftimin e Policisë, thuhet edhe se, i arrestuari është B.SH, mashkull 46 vjeç, dhe ai është i dënuar me 1 vit e 4 muaj për ‘’pastrim i parave’’, përcjell Gazeta Express. Njoftimi: Arrestohet një person i dënuar për pastrim të parave Prishtinë, 27 Mars 2026– Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të dënuar: – B.SH. mashkull, 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit e 4 muaj për veprën penale “Pastrim i parave”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit The post Arrestohet në Prishtinë 46-vjeçari i dënuar për pastrim parash, dërgohet në vuajtje të dënimit appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026