Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje të rëndë. Policia bëri të ditur inicialet dhe moshën e dy shtetasve kosovarë, por s’dha më shumë detaje mbi veprën penale për të cilën dyshohet. – L.J., mashkull, 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës – A.H., mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim për ndalimin e të dyshuarve për 48 orë, u tha në njoftimin e policisë./Express/ Screenshot The post Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026
Source Information
Gazeta Express
Kosovo
Lean left