World

Arbeloa beson: Jemi ende ‘gjallë’, mund ta përmbysim rezultatin

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Álvaro Arbeloa foli pas humbjes së Real Madridit nga Bayern Munichu, duke e analizuar ndeshjen dhe duke i mbajtur gjallë shpresat për ndeshjen e kthimit. Gjiganti bavarez fitoi në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2:1, por madrilenët s’e kanë ndërmend të dorëzohen para ndeshjes së kthimit çerekfinale të Championsit, e cila do të luhet javën tjetër në “Allianz Arena”, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri madrilen deklaroi: “Jemi gjallë, kjo është e qartë. Jemi vetëm një gol larg barazimit të kualifikimit. Jemi të aftë të fitojmë në çdo fushë dhe e kemi treguar me rastet që kemi krijuar. Kundërshtari nuk ishte aspak i lehtë dhe është për të ardhur keq që nuk shënuam më shumë pasi i kishim rastet tona.” Më pas ai e analizoi edhe zhvillimin e lojës: “Kemi qenë pak më të tërhequr nga sa donim, nuk ishte kjo ideja. Ndoshta kjo u ka dhënë atyre shumë kontroll. Me topin, na kanë munguar momentet kur duhej ta mbanim dhe ta qarkullonim. Është e lehtë të thuhet nga jashtë, por nëse nuk e mban topin, bëhet shumë e vështirë.” Arbeloa u ndal edhe te gabimet vendimtare: “Dy golat e tyre erdhën nga dy humbje topi për të cilat kishim folur më parë. Kundërshtarë të tillë të ndëshkojnë menjëherë. Nuk është vetëm humbja e topit, por mënyra se si reagon pas saj: nëse je i hapur, ata të ndëshkojnë.” Megjithatë, trajneri kërkon besim për ndeshjen e kthimit: “Duhet të mendojmë për gjërat që i kemi bërë mirë. Mund ta rikthejmë rezultatin, i kemi cilësinë dhe karakterin për ta bërë këtë.” Në fund, mesazhi i tij ishte i qartë dhe i drejtpërdrejtë për ambientin madrilen: “Nuk do të jetë e lehtë, por kush nuk beson te përmbysja, le të qëndrojë në shtëpi.” Një deklaratë e fortë nga Arbeloa, që mban të hapur gjithçka për sfidën e kthimit dhe kërkon reagim nga skuadra e tij. /Gazeta Express The post Arbeloa beson: Jemi ende ‘gjallë’, mund ta përmbysim rezultatin appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More