Angazhimi i parë i Haxhiut si u.d. presidente, nesër shkon në Rezallë për homazhe
April 4, 2026
Gazeta Express
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nga nesër do të ketë edhe detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes pas përfundimit të mandatit Vjosa Osmanit. Në agjendën e dërguar nga Presidenca, angazhimin e parë në këtë detyrë të re Haxhiu do të ketë në Rezallë ku do të shkojë për të bërë homazhe. “Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.
Masakra e Rezallës ishte ndër më të rëndat që forcat serbe kryen në Kosovë, duke masakruar 98 shqiptarë më 5 prill 1999. The post Angazhimi i parë i Haxhiut si u.d. presidente, nesër shkon në Rezallë për homazhe appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.