Advertisement
World

Akuzat për “thasë me pare” dhe mediat, Ramadani: Kurti s’guxoi ta thotë që fjala është për tre avokatë, s’janë as gazetarë, as analistë

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Eksperti i sigurisë dhe panelisti i rregullt i emisionit Pressing në T7, Burim Ramadani, kritikoi fort kryeministrin Albin Kurti i cili sërish shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës për të sulmuar mediat. Anipse në një raportim u tha se një çantë me para e morën tre avokatë, emrat e të cilëve janë bërë publikë, Kurti sulmoi mediat duke devijuar këtë raportim dhe Ramadani e sfidon atë duke i thënë “pse spo i përmend emrat, çka po tutesh?”...

Ramadani për këtë temë u shpreh në Pressig në T7: “Te thasët me para këto formulime janë që njerëzve ia trullojnë mendjen, janë formulime të mëdha se njerëzit mendojnë që ka diçka apo s’ka diçka, unë nuk e di. Por ajo që e di është që media e cila i ka raportu rastin e çantës me para i ka thanë tre emra konkretë, as s’janë gazetarë, as analista, as s’kanë lidhje me gazetari. Kanë qenë tre avokatë që janë konë me emra e mbiemra, kur janë bo dokumentet e strukturave paralele kjo u konë në vitin 2023. Jemi duke folë për diçka që krejt Kosova e di, e kemi pa që kryeministri s’pat guxim me thanë që janë tre avokatë që janë raportu prej mediave që e kanë marrë një çantë me para..Që skanë lidhje me mediat, as me gazetarët, as me partitë politike”, tha Ramadani në Pressing, transmeton Gazeta Express. “Nese janë raportu dhe kryeministri e merr 100 të vërtetë atëherë duhet me pa cilat janë kanë aktivitete e tjera, çka ka bo policia, prokuroria e institucionet e tjera”, shtoi ai. “Del si kryeministër dhe thotë mediat e kanë raportu, ataherë thuaj cka kanë thanë ata, ata kanë thënë janë tre avokatë që e kanë marrë një çantë me para, thuje o burrë mos u tut çka po tutesh pse po e gjuan te kushdo....thuaje këta e kanë marrë...”, u shpreh Ramadani. Emisioni i plotë i Pressing KËTU. The post Akuzat për “thasë me pare” dhe mediat, Ramadani: Kurti s’guxoi ta thotë që fjala është për tre avokatë, s’janë as gazetarë, as analistë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More