Adoleshenti abuzon seksualisht me 10-vjeçarin, ngjarja ndodh në prani të dy djemve të tjerë të mitur në Gjirokastër
April 2, 2026
Gazeta Express
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku adoleshenti ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar. Një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, dyshohet se në prani të 2 djemve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me vogëlushin. 17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të shkonin në polici për të bërë kallëzim.
Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./TCH The post Adoleshenti abuzon seksualisht me 10-vjeçarin, ngjarja ndodh në prani të dy djemve të tjerë të mitur në Gjirokastër appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.