Advertisement
World

“Abdixhiku ka kërku Presidentin dhe tri ministri”, Zogaj i reagon Rexhajt: Shpifje, tentim me mashtru opinionin

April 7, 2026
Gazeta Express
Scroll

Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj njohësit të çështjeve politike, Albatros Rexhajt, pasi që ky i fundit ka thënë se kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në takimin që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar pozitën e presidentit dhe tri ministri. Zogaj, ka thënë se kjo është ‘’shpifje, dezinformim dhe manipulim’’.

‘’Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme’’, ka shkruar ai. Postimi: Shpifja e qëllimshme nuk është analizë, por dezinformim dhe manipulim. Deklaratat e tilla, pa fakte dhe pa përgjegjësi, janë tentativë për me e mashtru opinionin dhe për me kriju narrativë të rreme. LDK ka qenë e qartë dhe konsistente: Presidenti duhet të jetë konsensual, ose duhet të dalë nga një marrëveshje politike. Por, nuk jemi aty ende! LDK The post “Abdixhiku ka kërku Presidentin dhe tri ministri”, Zogaj i reagon Rexhajt: Shpifje, tentim me mashtru opinionin appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More