World

Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin, mediave u thotë se deklarohet më vonë

April 6, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka arritur në Kuvend për t’u takuar me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit Kurti, për t’u takuar me lider të opozitës për çështjen e presidentit. Abdixhiku është pyetur se a pret të arrihet ndonjë konsensus, por ka shtuar se vetëm pas takimit do të deklarohet.

“Të shohim tash, po shkojmë në takim. Pas takimit deklarohemi”, ka thënë shkurt Abdixhiku. Të shtunën ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën, Albulena Haxhiut. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat që deri më 28 prill të zgjedhin presidentin e ri të vendit. Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit ka fituar mbi 51 për qind të votave. /EO https://www.youtube.com/watch?v=RBxsvZ7K898 The post Abdixhiku arrin në Kuvend për takim me Kurtin, mediave u thotë se deklarohet më vonë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More