A do të vazhdojë me Atleticon? Diego Simeone e merr vendimin

Diego Simeone po zhvillon sezonin e tij të 14-të si trajner i Atletico Madridit, dhe megjithëse kishte dyshime për një sezon të 15-të, tani duket se e ardhmja e tij është më e qartë. Trajneri argjentinas ishte lidhur me një kalim tek Interi, por tashmë konsiderohet se nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë në verën e vitit 2026. Epoka e re e Atleticos, e udhëhequr nga “Apollo Sports Capital”, kishte ngritur pikëpyetje për vazhdimësinë e Simeones. Megjithatë, sipas “Diario AS”, ai do të qëndrojë në krye të skuadrës. Së fundmi janë zhvilluar bisedime mes 55-vjeçarit dhe drejtuesve të klubit, ku është arritur marrëveshje që ai të vazhdojë të paktën deri në fund të sezonit 2026/27. Simeone ka një klauzolë në kontratë që i lejon të largohet falas në fund të sezonit, por as ai dhe as klubi nuk kanë ndërmend ta aktivizojnë atë. Përkundrazi, synimi është që të rikthejnë suksesin në stadiumin “Riyadh Air Metropolitano”, duke filluar nga garat aktuale si Kupa e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. Raporti gjithashtu zbulon se në fund të sezonit do të ketë një tjetër takim mes palëve, ku pritet të diskutohet një rinovim i ri kontrate. Në atë moment, Simeone do të ketë vetëm edhe 12 muaj të mbetur në marrëveshjen aktuale. Edhe pse Atletico ka pasur vështirësi të rivalizojë me Barcelonën dhe Real Madridin vitet e fundit, nuk duket se ka arsye për një ndarje të menjëhershme me Simeonen. Ai vazhdon të konsiderohet njeriu i duhur për këtë rol, edhe pse është e pashmangshme që epoka e tij në një moment të marrë fund në vitet e ardhshme. Për momentin, fokusi i tij mbetet te mbyllja me sukses e këtij sezoni me Atleticon./GazetaExpress/ The post A do të vazhdojë me Atleticon? Diego Simeone e merr vendimin appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left