77 vjetori i themelimit të NATO’s, Haradinaj: FSK e gatshme të bëhet pjesë e Aleancës përkrah SHBA’së
April 4, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për 77 vjetorin e themelimit të NATO’s, duke thënë se populli i Kosovës, është përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Haradinaj ka thënë edhe se ushtria e Kosovës, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e NATO’s. Postimi: Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit.
Populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë. The post 77 vjetori i themelimit të NATO’s, Haradinaj: FSK e gatshme të bëhet pjesë e Aleancës përkrah SHBA’së appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.