35% e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është me mbipeshë

Rritja e peshës trupore përbën një problem serioz shëndetësor dhe ka një trend shqetësues në rritje si në botë ashtu edhe tek ne, duke prekur veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët. Të dhënat statistikore tregojnë se në vendin tonë prevalenca e obezitetit arrin në 30–35 për qind. Në këtë drejtim, është veçanërisht e rëndësishme funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në SPQ “8 Shtatori”. Këtë javë, në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor. “Bëhet fjalë për një sëmundje kronike serioze, e lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe gjendje të tjera, prandaj është veçanërisht i rëndësishëm reagimi multisektorial dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për këtë sfidë globale”, theksoi ministri Azir Aliu në fjalimin e tij në simpoziumin profesional, të organizuar nga shoqata shkencore për obezitetin OBEM. Në simpozium u theksua nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe veprim parandalues, si dhe rëndësia e bashkëpunimit multisektorial mes institucioneve dhe sektorit joqeveritar. Nga Ministria bëjnë të ditur se vazhdojnë me masa mbështetëse, përfshirë përmes aktiviteteve të Programit për sigurimin e insulinës, glukagonit, gjilpërave për insulinë dhe shiritave për matjen e sheqerit në gjak, me fokus të veçantë në edukimin për trajtimin dhe kontrollin e diabetit, duke pasur parasysh se obeziteti është i lidhur ngushtë me diabetin e tipit 2. The post 35 e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është me mbipeshë appeared first on Gazeta Express.

March 28, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left