30 ditë paraburgim për L.K., dyshohet për shitje të substancave narkotike
April 7, 2026
Gazeta Express
Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit L.K, i cili dyshohet se kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge. “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore më 07.04.2026, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të pandehurit L.K. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 05.04.2026, ora 17:04, dhe do të zgjasë deri më 05.05.2026, ora 17:04”, u tha në njoftim.
Paraburgimi është caktuar në bazë të nenit 184 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. The post 30 ditë paraburgim për L.K., dyshohet për shitje të substancave narkotike appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.