27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu

Ferdonije Qerkezi ka humbur familjen e saj gjatë Luftës së Kosovës, bashkëshortin dhe katër djemtë e saj Për 27 vjet, dhimbja dhe mungesa e tyre kanë mbetur pjesë e çdo dite të saj. Sot, ajo ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, me rastin e 27-vjetorit të vdekjes së tyre. “27 vite nuk ka lulëzu pranverë për mu! 27- marsi shpirtin ma ka përvëlu! Nuk e paskam dijtë sa forcë e durim kam! Halim, Armend dhe Ardian mos i mbyllsha sytë derisa t’ju shoh përkrah të mirëve Edmond e Artan! 27vitepaju”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Instagram. The post 27 vjet pa djemtë dhe bashkëshortin e saj, Ferdonije Qerkezi: 27 vjet nuk ka lulëzu pranverë për mu appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left