Advertisement
World

27 vjet nga masakra e Lybeniqit

April 1, 2026
Gazeta Express
Scroll

Sot bëhen 27 vjet nga masakra e Lybeniq, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë. Më 1 prill 1999, në orët e hershme të mëngjesit, forcat paramilitare serbe, të udhëhequra nga grupi i njohur si “Çakejt”, rrethuan fshatin Lybeniq në Pejë. Pas hyrjes në fshat, ata tubuan banorët në qendër dhe i ndanë burrat nga gratë. Më pas, në mënyrë çnjerëzore, u ekzekutuan mbi 80 civilë, mes tyre burra, gra dhe fëmijë.

Kjo masakër konsiderohet si një akt gjenocidi ndaj popullsisë civile shqiptare. Ndër viktimat ishin edhe tre të mitur: Muhamet Ukshinaj (18 muajsh), Leonard Alimehaj (7 vjeç) dhe Fatmir Alimehaj (17 vjeç), i cili ishte me aftësi të kufizuara fizike. Ata ende figurojnë në mesin e personave të zhdukur. Po ashtu, në mesin e viktimave ishte edhe Shyhrete Ukshinaj, një grua shtatzënë, e cila vazhdon të figurojë e zhdukur edhe sot. Masakra e Lybeniqit mbetet një nga ngjarjet më makabre të kryera gjatë luftës në Kosovë, ndërsa familjarët e viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e plotë të fatit të të zhdukurve. The post 27 vjet nga masakra e Lybeniqit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More